Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Presim mrekullinë e radhës!”, Netanyahu rikthehet në “Murin e Lotëve”
Kryeministri Benjamin Netanyahu u kthye në Murin Perëndimor në Jerusalem, ku 10 ditë më parë vendosi një letër në mur, për të cilën u aludua mbi emrin e operacionit të ardhshëm kundër Iranit. Këtë bëri të ditur gazeta izraelite në gjuhën angleze: Times of Israel. “Kombi është ngritur si luan,” shkruan Netanyahu në letër, një lojë fjalësh mbi profecinë biblike për “bijtë e Izraelit që ngrihen si luan”. “Ne do të vazhdojmë të kryejmë të mira dhe mrekulli për të siguruar përjetësinë e Izraelit në breza,” tha Netanyahu, i mbështjellë me një shall lutjeje për religjonin hebraik. “Jam krenar për popullin tonë”, shtoi kryeministri. Ndërkaq IDF publikoi pamje të sulmeve të saj më herët sot në një strukturë raketash balistike iraniane në zonën e Yazdit,...