Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Berisha: 11 Maji shumë i rëndësishëm, pasi vendimet tona transformojnë vende dhe kombe
Kryetari i PD, Sali Berisha i ka cilësuar zgjedhjet parlamentrare të 11 majit, si tejet të rëndësishme, për shkak se siç e cilësoi ai, vendimet që do të marrë gjithësecili do të transformojnë vendet dhe kombet. Guke folur në prezantimin e programit për të rinjtë, nga Tirana, lideri demokrat tha se vendimet e marra ndikojnë drejtpërdrejtë në fatet jo vetëm të njeriut por edhe për vendin dhe atë që ai përfaqëson. Teksa risolli në vëmendje, lëvizjen studentore të viteve ’90, Berisha tha se po të mos ishin vendimet e mijëra studentëve liberatorë, që u ngritën si Sfinksi nga hiri i një diktature, vendi do të dergjej nën falangat e diktaturës më të egër. ‘Pra, vendimet transformojë fate. Vendimet, transformojnë kohërat. Transformojnë vendet, transformojnë kombet’, u...