Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            SPAK finalizon hetimet për dosjen “SASPAC”, Ilir Beqaj dhe 10 të tjerë përballen me akuza
                            Në përfundim të hetimeve për procedimin penal nr.190, viti 2023, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar paraqiti kërkesën për gjykim ndaj një 11 të pandehurve në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë. Të pandehurit janë: Ilir Beqaj – I akuzuar për kryerjen e veprave penale; “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore” kryer në bashkëpunim (2 herë) parashikuar nga neni 260 dhe 25 i Kodit Penal; “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258/2 dhe 25 i Kodit Penal kryer 8 herë; “Falsifikim i dokumentave”, nga personi që ka për detyrë kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 186/3 e 25 i Kodit Penal, e kryer 9 herë; “Mashtrim” kryer në bashkëpunim me...