SHBA bombardojnë Iranin, shkatërrohen tre centrale bërthamore. Trump: Tani është koha për paqe

SHBA bombardojnë Iranin, shkatërrohen tre centrale bërthamore. Trump: Tani është koha për paqe

Ushtria amerikane ka sulmuar gjatë natës Iranin duke u përfshirë në luftë të drejtëpërdrejtë në konfliktin mes Izraelit dhe Reublikës Islamike. Avionët amerikanë B-2, shkatërrues të bunkerëve, bombarduan tre pikat strategjike iraniane të infrastrukturës bërthamore, Fordou, Natanz dhe Isfahan. Lajmin e bëri të ditur presidenti Donald Trump. “Përfunduam sulmin tonë shumë të suksesshëm në tre centralet bërthamore në Iran, duke përfshirë ‘Fordow’, ‘Natanz’ dhe ‘Esfahan’. Një ngarkesë e plotë me BOMBA u hodh në centralin kryesor, ‘Fordow’. Të gjitha aeroplanët janë të sigurt në rrugën e tyre për në shtëpi. Urime luftëtarëve tanë të mëdhenj amerikanë. Nuk ka asnjë ushtri tjetër në botë që mund ta kishte bërë këtë. TANI ËSHTË KOHA PËR PAQE! Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje”, tha Trump. Në një...