Rama uron mirëmëngjes me këtë peizazh të rrugës bregdetare të Qeparosë, një perlë e Rivierës Shqiptare

Rama uron mirëmëngjes me këtë peizazh të rrugës bregdetare të Qeparosë, një perlë e Rivierës Shqiptare

Mirëmëngjesi i Kryeministrit Rama dhe urimi për një të diel të paqtë vjen me këtë peizazh të rrugës bregdetare të Qeparosë, një perlë e Rivierës Shqiptare. Pasi kalon gjirin e Porto Palermos, fshati Qeparo, 13 kilometra në jug të Himarës, është kthyer vitet e fundit në një ndër destinacionet më të preferuara të turistëve vendas dhe të huaj. Për këdo që zgjedh të pushojë në bregdetin e jugut, infrastruktura lidhëse e fshatrave përgjatë Rivierës siguron jo vetëm lehtësi në lëvizje, por edhe pamje spektakolare mes blusë së kristaltë të Jonit dhe kodrave të gjelbëruara. Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga peizazhi i rrugës bregdetare të Qeparosë, një perlë e Rivierës Shqiptare. Qeparoi konsiderohet nga fshatrat më të vjetër të bregdetit shqiptar...