Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Netanyahu pas sulmit amerikan: Unë e Trump mendojmë njëlloj, paqe përmes forcës!
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka përshëndetur Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, për goditjet “precize” të ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara kundër tri objekteve bërthamore në Iran. Në një mesazh video të publikuar të dielën, Netanyahu tha: “Urime President Trump. Vendimi juaj i guximshëm për të goditur objektet bërthamore të Iranit me fuqinë e drejtë dhe të jashtëzakonshme të Shteteve të Bashkuara do të ndryshojë historinë.” Netanyahu theksoi se gjatë operacionit , Izraeli kishte bërë gjëra vërtet të jashtëzakonshme, por sipas tij, veprimi i Amerikës kundër objekteve bërthamore të Iranit ishte i pakrahasueshëm dhe se asnjë vend tjetër në botë nuk mund ta kishte bërë atë që bëri SHBA. Netanyahu tha se historia do ta mbajë mend Presidentin amerikan si liderin që veproi për t’i...