Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Shqiptarët marshojnë rrugëve të New York, qyteti vishet kuqezi
Sot është zhvilluar parada e përvitshme e shqiptarëve në Manhattan të New York të SHBA, e organizuar nga “Albanian Roots” në Central Park. Para nisjes së paradës, Kryetari i Bashkisë së New York Eric Adams organizoi një pritje në banesën e tij për komunitetin shqiptar, duke nderuar kështu traditat, kulturën dhe krenarinë tonë kombëtare. Komuniteti shqiptar ka vijuar të jetë bashkuar në këtë ngjarje të përvitshme në zemër të New York-ut. Parada ka nisur në 10:00, sipas orës lokale, nga Central Park West. Më pas do të pasohet nga një festët, me muzikë, valle, art dhe shije shqiptare. Kjo paradë historike organizohet nga komuniteti shqiptar në SHBA dhe mbështetet nga figura të njohura, si ish-këshilltari Mark Gjonaj. Ajo konsiderohet një moment i rëndësishëm për forcimin...