Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Spak e konvertoi në socialist”, Braimllari i përgjigjet Metës: Po më sulmon për të shpëtuar veten
Pas deklaratës së Presidentit të PL-së Ilir Meta, i cili tha se mbahet në izolim për shkak të firmave të Endrit Braimllarit për çështjen e lobimit, ka reaguar ky i fundit duke e konsideruar këtë deklaratë si një përpjekje për të intimiduar imazhin e tij. Ai e cilëson sulmin e Metës si një tentativë për të hequr vëmendjen nga problemi i tij i vërtetë me drejtësinë. Ish-sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari sqaron se nuk ka firmosur asnjë kontratë lobimi gjatë kohës kur ka qenë në këtë detyrë, ndërsa për faturën që ka publikuar Ilir Meta thotë se është një procedurë e ligjshme, e paguar përmes shërbimeve bankare, e deklaruar në KQZ dhe e audituar nga KQZ. Akuzat e adresuara nga Ilir Meta për...