Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
“Parregullsi në procesin e votimit nga Diaspora”, Vangjeli: KQZ të bëjë transparencë
Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli ka dalë sot në një deklaratë për mediat nga selia blu ku shprehu shqetësimin për mënyrën se si është trajtuar dhe administruar procesi i verifikimit mbi zarfet e votimit të ardhura nga Diaspora. Vangjeli tha se sipas të dhënave zyrtare, një pjesë e konsiderueshme e fletëve të votimit të ardhura përmes operatorit postar DHL nuk përmbajnë nënshkrimet e rregullta të kërkuara nga kuadri ligjor. Ajo shtoi se janë evidentuar fletë të dorëzimeve postare, të mbushura me të njëjtin dorëshkrim, çka ngre dyshime serioze mbi plotësimin e kushteve ligjore të vlefshmërisë së votës nga Diaspora. Gjithashtu Vangjeli tha se provat që vetë KQZ ka sjellë, tregojnë një masë shumë të madhe rastesh të tilla. Zëdhënësja tha se PD...