Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            Aksident i rëndë/ Përplasja e dy automjeteve shkakton dëme të konsiderueshme, raportohen të plagosur
                            Ngjarja ka ndodhur pas mesnatës. Dy automjete janë përplasur në kryqëzimin e rrugës Onhezmi me rrugën Adem Sheme, në Lagjen nr. 2 të Sarandës. Nga aksidenti, automjetet kanë pësuar dëme të konsiderueshme, por fatmirësisht, të dy drejtuesit e mjeteve, të rinj në moshë (rreth 20 vjeç), kanë dalë nga aksidenti me lëndime të lehta. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat e policisë dhe shërbimi mjekësor, të cilët kanë ofruar ndihmën e nevojshme. Hetimet për shkaqet e aksidentit vazhdojnë.