Konflikti Iran-Izrael, Basha: Pas sulmit disa gjëra shkuan gabim

Konflikti Iran-Izrael, Basha: Pas sulmit disa gjëra shkuan gabim

Eksperti Faik Basha e ka cilësuar sulmin e Izraelit ndaj Iranit më 13 qershor të mirëmenduar dhe të përgatitur prej vitesh. Basha tha se qëllimi i Izraelit ka qenë i ditur se ishte rrëzimi i pushtetit të Jatullahut dhe eleminimi i tentativës së Iranit për të krijuar armën bërthamore. ”Izraeli prej vitesh po përgatitet për të kryer sulmin final që është rrëzimi i pushtetit të jatullahut dhe eleminimi i tentativës së Iranit për të krijuar armën bërthamore. Sulmi i Izraelit ndaj Iranit nuk ishte i papritur, por i koordinuar. Ka marrë më shumë kohë për të arritur në 13 qershor për të kryer një sulm ndaj objekteve strategjike dhe objekteve të prodhimit të uraniumit. Izraeli ka kohë që përgatitet për të sulmuar Iranin, ky i...