Shtyrja e gjyqit, Meta nga burgu: Duan të më mbajnë çift me pahir! Unë mbaj përgjegjësi vetëm për vete

Shtyrja e gjyqit, Meta nga burgu: Duan të më mbajnë çift me pahir! Unë mbaj përgjegjësi vetëm për vete

Me kërkesë të Ilir Metës, i paraburgosur prej 8 muajsh, SPAK raportoi para gjyqtarit antikorrupsion Erjon Çela se cilat janë veprimet hetimore që ka kryer prej ditës kur e arrestoi ish-presidentin e vendit, aktualisht kryetar i Partisë së Lirisë. Prokurori Sotir Kllapi raportoi se gjatë dy muajve të fundit si edhe ditët e para te qershorit, ripyeti disa ish-eksponentë të kësaj partie, ndërkohë që ka dërguar kërkesa për ekspertizë financiare mbi shpenzimet e çiftit Meta – Kryemadhi. Ndërkohë që gjykata do t’i dëgjojë kërkesat konkrete në datën 26 qershor. Pas shtyrjes së gjyqit, Ilir Meta reagoi nga burgu përmes një postimi në rrjetet sociale duke thënë ndër të tjera se mban përgjegjësi vetëm për veten e tij dhe jo për Kryemadhin, që tashmë është ish-bashkëshortja...