Burimi: 
								Syri.net
								
							
                                    Foto © Syri.net                                
                            ‘Kontrollet ndaj Agasit, mjegullnajë mediatike’/ Gjokutaj: Ende s’është ndërtuar fabula nga Rama, fsheh lidhjet e qeverisë me krimin
                            Për avokatin Genc Gjokutaj, lajmet që qarkullojnë mbi kontrollin e befasishëm në banesën e biznesmenit Ergys Agasi, bashkëpunëtorit të ngushtë të kryeministrit Edi Rama, nuk janë gjë tjetër veçse një mjegullnajë mediatike, me qëllim kompozimin e gjithë fabulës. I ftuar në Syri Tv në një intervistë në edicionin e pasdites nën moderimin e Armela Ferkos, Gjokutaj tha se ‘padronët’ e Ergys Agasit, ende nuk e kanë kristalizuar qartë se si duhet trajtuar ai më tutje nga ana e pushtetit. Sipas Gjokutajt, Ergys Agasi ka qenë korrieri në rrethin e ngushtë të PS, dhe është e pamundur që ai të mos kishte dijeni për kontrollet e të mos fshihte gjurmët. Avokati theksoi gjithashtu se Agasi nuk është thjesht koordinator i bandave, porse edhe i drejtësisë, pasi...