Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Tashmë nënkryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Braimllari: Opozita të bashkohet
Pak ditë më parë, Endrit Braimllari i cili ishte në listën e PS-së për deputet më 11 Maj, u zgjodh si nënkryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës. ”Ajo çfarë kam kërkuar personalisht si anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës ka qenë që këshilli të ngrihet në një nivel të lartë përfaqësimi për qytetarët. Unë besoj se kjo është gjëja më e rëndësishme për vendimmarrjen në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Ka shumë halle, shumë shqetësime dhe duhet t’u shërbejmë maksimalisht qytetarëve, duke shmangur burokracitë e panevojshme”, u shpreh Braimllari. Po ashtu tha se pavarësisht qëndrimeve të ndryshme politike mes mazhorancës dhe opozitës, duhet të përbashkohen në vendimmmarrje në dobi të qytetit dhe qytetarëve. ”E kemi gjetur këtë dakordësi në Këshill, edhe opozita e di këtë gjë....