PS shkresë KAS-it për fletët e pavlefshme të Tiranës: Respektoni kuadrin normativ!

PS shkresë KAS-it për fletët e pavlefshme të Tiranës: Respektoni kuadrin normativ!

Partia Socialiste i ka drejtuar shkresë zyrtare Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve, lidhur me procesin e rinumërimit për qarkun Tiranë. Përmes një shkrese zyrtare, PS ka kërkuar respektimin e kuadrit normativ rregullator dhe të praktikës të zbatuar deri më tani gjatë procesit të numërimit dhe vlerësimit të votave. Shkresa: Subjekti zgjedhor Partia Socialiste e Shqipërisë ka ardhur në dijeni të vendimmarrjes tuaj gjatë procesit të rivlerësimit të votave për zonën zgjedhore qarku Tiranë, nga ku rezulton se fletët e votimit në të cilat shenja dallese që shpreh vullnetin e zgjedhësit nuk është vendosur brenda kutisë, janë vlerësuar si të pavlefshme nga ana juaj, në kundërshtim me praktikën zgjedhore ndër vite, si dhe kuadrin ligjor. Referuar vendimit nr. 30, datë 25.04.2025, të Komisionit Rregullator për “Udhëzuesin...