‘Akuza politike me regji të Ramës dhe Dumanit’/ Meta: Dizinformacionet ndaj meje, produkt i propagandës qeveritare

‘Akuza politike me regji të Ramës dhe Dumanit’/ Meta: Dizinformacionet ndaj meje, produkt i propagandës qeveritare

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit që lidhen me hetimet ndaj tij dhe pretendimet për episode të reja që përfshijnë atë dhe ish-bashkëshorten Monika Kryemadhi. Në një postim në Facebook, Meta ka mohuar çdo akuzë, duke i quajtur dizinformacione të shpërndara me urdhër të kryeministrit Edi Rama dhe kreut të SPAK, Altin Dumani. “Në respekt të qytetarëve, distancohem me neveri nga dizinformacionet e rrjedhura në media për gjoja episode të reja të çiftit Meta-Kryemadhi. Ky çift nuk ekziston më as juridikisht prej një viti,” shkruan Meta, duke akuzuar prokurorin Dumani për një “pasion të zjarrtë” për ta mbajtur këtë çështje të hapur publikisht dhe në shërbim të hetimeve, që sipas tij kanë nisur që prej vitit 2019...