Plumba drejt lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës! E kaluara e Mondi Vogës, në 2017 iu vendos tritol, në 2020 u arrestua

Plumba drejt lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës! E kaluara e Mondi Vogës, në 2017 iu vendos tritol, në 2020 u arrestua

Mondi Voga dhe Arjan Ndoja FUSH-KRUJË-Një lokal në fshatin Halilaj në Fushë Krujë është qëlluar me armë rreth orës 01:30 të mëngjesit të sotëm. Lokali është në pronësi të Mondi Vogës, ish-shofer i deputetit të zgjedhur, Arjan Nodja. Si pasojë e të shtënave ka pasur vetëm dëme materiale, ndërsa po punohet për identifikimin e autorit/ ëve. Po në 2017 lokalit në pronësi të Vogës iu vendos eksploziv.  Njoftimi i policisë: Rreth orës 01:10, shtetasi M. V. ka njoftuar Sallën Operative të DVP Tiranë, se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit të tij, në fshatin Krastë, Fushë Krujë. Si pasojë ka patur vetëm dëme materiale. Punohet për identifikimin e autorit/ëve, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit. Pronari i lokalit nuk është një...