Profesionistët e lirë letër DPT dhe AKSHI: Ndërhyni në SelfCare, rrezikojmë dorëzimin e deklaratave

Profesionistët e lirë letër DPT dhe AKSHI: Ndërhyni në SelfCare, rrezikojmë dorëzimin e deklaratave

Nisur nga problematikat teknike që hasin kontabilistët dhe bizneset në punën e përditshme me platformën qendrore të faturimit SelfCare, Aleanca e Profesionistëve të Lirë APL nëpërmjet një letre dërguar Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve (DPT) dhe Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) kërkon mbështetje për adresim.Në letrën dërguar institucioneve profesionistët e lirë të APL-së theksojnë se për një periudhë të gjatë dhe të vazhdueshme kohore përmes sistemit SelfCare operohet me vështirësi, sidomos në dorëzimin e deklaratave të sakta tatimore brenda afateve ligjore. Kjo vjen pasi sistemi ndërpritet në mënyrë të vazhdueshme apo nuk reflekton në kohë reale përditësimet.Sipas tyre këto ndërprerje dhe mosfunksionime teknike po sjell ulje të produktivitetit të tyre profesionale, rrezik për shkeljen e afateve ligjore deri te rritja e stresit dhe...