Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Zemërohen izraelitët, Netanyahu “ankohet” për dasmën e të birit në mes të luftës
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka nxitur kritika dhe zemërim të madh në vend, pasi në një dalje publike u shpreh i mërzitur për shtyrjen e dasmës së djalit të tij, Avner, për herë të dytë për shkak të situatës së tensionuar në vend. Në një deklaratë nga spitali i goditur nga raketat në Beersheba, Netanyahu tha se edhe familja e tij po paguan një “kosto personale” nga lufta, duke shtuar se “kjo është hera e dytë që djali i tij Avner ka anuluar dasmën për shkak të kërcënimeve me raketa”. Ai tha gjithashtu se nusja e tij e ardhshme ishte e zhgënjyer dhe se bashkëshortja e tij, Sara, është një “heroinë” që po e përballon me durim situatën. “Kjo më kujton popullin britanik gjatë Blitz-it. Edhe...