Konflikti Iran-Izrael/ DW: A ka diplomacia ende një shans?

Konflikti Iran-Izrael/ DW: A ka diplomacia ende një shans?

Në Gjenevë takohen të premten (20.06.) ministrat e Jashtëm të të ashtuquajturit “E3” – Gjermania, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar, të cilët diskutojnë të ardhmen e programit bërthamor iranian me homologun e tyre iranian, Abbas Araghchi. Pritet që të marrë pjesë edhe shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas. Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul foli në programin gjerman të ARD-së rreth kërcënimit që paraqet Irani, i cili prek jo vetëm Izraelin, por “edhe ne”. Ndërsa Irani kohët e fundit e ka ngadalësuar programin e tij bërthamor, pasurimi “padyshim ka vazhduar” dhe është “shumë mbi nivelet civile”. Pra, çfarë roli ndërmjetësues mund të luajë Gjermania dhe çfarë pritjesh kanë ministrat e E3 në Gjenevë? “Ndryshim i vërtetë” në politikën e Lindjes së Mesme...