“Asnjë pension nën 200 euro”/ Bardhi takim me banorët e Lushnjës: Në 100 ditët e para të qeverisjes ne do të…

“Asnjë pension nën 200 euro”/ Bardhi takim me banorët e Lushnjës: Në 100 ditët e para të qeverisjes ne do të…

Kryetar i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Gazment Bardhi ka zhvilluar sot një takim me pensionistët e Lushnjës. I shoqëruar me kandidatin Gentian Çela, Bardhi diskutoi me pensionistët programin e PD-së për 100 ditët e para të qeverisjes, pasi zgjedhjet parlamentare të 11 Majit po afrojnë. Bardhi u premtoi pensionistëve se nuk do të ketë më pensin nën 200 euro dhe se PD do të vendosë para reformimin për listën e barnave sipas nevojës së pensionistëve. “Sa herë takohem me pensionistët, janë dy çështje që gjithmonë janë në përkeqësim: pensionet dhe ilaçet. Me çmimet në stratosferë, pensionet nuk dalin për asgjë. Në një pjesë të madhe, ilaçet blihen, sepse ata me rimbursim, nuk kanë efekt. Këto shqetësime na u përcollën edhe në Lushnjë...