Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
“Në 2013 premtove 24 orë ujë, akoma Durrësi me një orë në ditë”, përgjigjet Rama: Ma jep përsëri votën…
Kreu i qeverisë Edi Rama ka vijuar edhe sot avazin e përditshëm me përgjigjet në rrjetet sociale ndaj pyetjeve që i vijnë nga qytetarë të ndryshëm. Një prej komenteve ishte i një qytetari nga Durrësi i cili i shprehte shqetësimin për mungesën e ujit të pijshëm 24 orë. Rama tha ndër të tjera se shkop magjik nuk ka, por duke vazduar propaganden, tha se çfarë është bërë dhe investuar për ujin e pijshëm në tre mandatet e tij nuk është investuar kurrë më parë. Koment nga Ardi Omeri: Durrësi akoma furnizohet një orë në ditë, ndërsa ju vendosni si zonë, pjesërisht me ujë 24 orë. Fakti që nuk pranoni realitetin, ju bën më pak të besueshëm se në 2013, kur të besuam dhe ta dhamë votën...