Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Alarm në aeroportin e Athinës, avioni me 150 pasagjerë bën ulje emergjente, kabina e pilotëve ‘pushtohet’ nga tymi
Çaste paniku kanë kaluar 10 pasagjerët e një avioni që u ngrit nga aeroporti i Athinës. Ndërprerja ndodhi pak para orës 11:00 të mesditës të enjten, më 19 qershor, në Aeroportin Ndërkombëtar të Athinës, kur piloti i një fluturimi Airbus që ishte ngritur nga “Eleftherios Venizelos” kontaktoi kullën e kontrollit të aeroportit dhe kërkoi një pistë për të bërë një ulje emergjente. Disa minuta më vonë, alarmi ra kur avioni u ul në mënyrë të sigurt. Zjarrfikësit ishin vendosur në pistën e aeroportit si masë paraprake, por për fat të mirë nuk patën nevojë të ndërhynin. Sipas informacionit, në një avion Airbus 319, me 150 pasagjerë, u shfaq një tregues “Emergjencë e plotë”, pasi kishte shenja tymi në kabinën e pilotit menjëherë pas ngritjes. Aeroplani...