Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
PD “shkel” imazhin e Shqipërisë në Strasburg, por BE vlerëson reformat e integrimit
Jo vetëm në Tiranë, por demokratët, nuk e kursejnë Shqipërinë as në mes të Strasburgut. Kolegji zgjedhor vulosi të mërkurën rezultatet e zgjedhjeve për katër qarqe, por Oerd Bylykbashi, shfrytëzoi mbledhjen e 19-të Komitetit të Stabilizim Asocimit për të drejtuar akuza ndaj trupës së gjyqtarëve të cilët rrëzuan kërkesën e demokratëve për pavlefshmeri të votimeve. “Të gjithë e dimë që në Shqipëri këto institucione nuk janë të pavarura. Nuk është kështu vetëm për çështjen e zgjedhjeve, në fakt, nuk ka asnjë institucion të vetëm të pavarur në vend. Kjo ndodh sepse partia në pushtet ka arritur të kapë çdo institucion, duke përdorur pushtetin që ka në Parlament për të emëruar, shkarkuar apo edhe për të ndryshuar ligjet kur ka qenë e nevojshme për të realizuar...