Burimi: 
								Opinion.al
								
							
                                    Foto © Opinion.al                                
                            Apeli i BE për politikën shqiptare/ Bashkëpunim për reformat e integrimit
                            Mbledhja dy ditore e Komitetit të Stabilizim-Asocimit mes Parlamentit Europian dhe Shqipërisë e mbajtur në Strasburg është mbyll me apelin për dialog mes partive politike, për të realizuar reformat e integrimit. “Në dialektikën e fortë që karakterizon marrëdhënien mes të dyja forcave politike shqiptare ka një element që i bashkon, qëllimi për integrimin e shpejtë të vendit në BE. Në vitin 2027 presim mbylljen e negociatave dhe më pas do të duhen edhe dy vite për anëtarësimin e plotë. Prandaj kemi një përgjegjësi të përbashkët për ta arritur këtë objektiv”, tha eurodeputeti, Macro Tarquinio. Në emër të opozitës deputetja Tabaku ka këmbëngulur në zbatimin e rekomandimeve të Bashkimit Europian për të pasur jo vetëm reforma në letër, por të pajtueshme në të mirë të qytetarëve...