Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Ndoshta s’ta priste mendja, por ndryshimet e klimës lidhen edhe me shijen e gin & tonic
Shija e një gin & tonic mund të ndikohet nga ndryshimet e klimës, kanë zbuluar shkencëtarët! Modelet e paqëndrueshme të motit, të cilat janë bërë më të zakonshme për shkak të krizës klimatike, mund të ndryshojnë shijen e dëllinjës, përbërësi kryesor që i jep gin-it shijen e veçantë. Shkencëtarët nga Qendra Ndërkombëtare për Birrën dhe Distilimin në universitetin “Heriot-Watt” (ICBD) kanë zbuluar se ndryshimet klimatike mund të jenë duke ndikuar në përbërësit e shijes së bimës. Dëllinja ka “territorin” e saj rajonal, ashtu si vera, në varësi të reshjeve dhe ekspozimit në diell, sipas rezultateve të publikuara në “Journal of the Institute of Brewing”. Matthew Pauley, asistent profesor në ICBD, tha: “Një vit me korrje të lagësht mund të tkurrë përbërësit e paqëndrueshëm të dëllinjës me...