“Kam vëllanë në Ministri”/ SPAK kërkon një vit burg për Dritan Lleshin 

“Kam vëllanë në Ministri”/ SPAK kërkon një vit burg për Dritan Lleshin 

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Tiranë ka dorëzuar para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë konkluzionet përfundimtare për Dritan Lleshin ose Dritan Ndrecën, i akuzuar për “Ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Sipas Prokurorisë, Lleshi i ka premtuar bashkëshortes së një punonjësi në një pikë karburanti punësimin e djalit të tyre si inspektor mjedisi, kundrejt pagesës prej 400 mijë lekësh. Ai ka thënë se do të përdorte lidhjet e tij në Ministrinë e Brendshme për ta ndihmuar djalin që të fitonte konkursin për këtë punë. Prokuroria ka kërkuar një vit burg për Lleshin, që konvertohet me gjykim të shkurtuar në tetë muaj në qeli. “I pandehuri i ka thënë se kishte një vëlla në Tiranë,...