Berisha paralajmëron të tjera fakte për farsën elektorale: Mos harroni se nuk ka filluar të flasë akoma laptopi

Berisha paralajmëron të tjera fakte për farsën elektorale: Mos harroni se nuk ka filluar të flasë akoma laptopi

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar publikimin e të tjera fakteve tronditëse lidhur me zgjedhjet e 11 majit, të cilat opozita i konsideron një farsë elektorale të orkestruar nga kryeministri Edi Rama. Gjatë një deklarate për mediat, Berisha u shpreh se Partia Demokratike po punon intensivisht për të dokumentuar çdo formë manipulimi të votës, duke përmendur përdorimin e metodës së njohur si “Treni Bullgar” dhe duke theksuar se një pjesë e rëndësishme e provave, të cilat ndodhen në një laptop, ende nuk është bërë publike. Ai siguroi se në ditët në vijim do të publikohen të tjera të dhëna që, sipas tij, do të vërtetojnë dhunimin e votës së shqiptarëve. Pjesë nga deklarata: Unë ju falënderoj dhe vazhdojmë. Nesër lajm edhe më të...