Rrahu gardianin e burgut të Fierit, arrestohet pas tre muajsh 32-vjeçari me precedentë penalë

Rrahu gardianin e burgut të Fierit, arrestohet pas tre muajsh 32-vjeçari me precedentë penalë

Një 32-vjeçar me precedentë penalë për vrasje dhe armëmbajtje pa leje është arrestuar nga Policia e Fierit, pasi ishte shpallur në kërkim për goditje për shkak të detyrës. Arrestimi i tij vjen si rezultat i kontrolleve të intensifikuara dhe hetimeve të mbështetura në informacione operative, lidhur me një ngjarje të ndodhur më 11 mars 2025, kur një punonjës i IEVP Fier u sulmua fizikisht gjatë ushtrimit të detyrës. I ndaluari është shtetasi M. P., 32 vjeç, banues në Patos, të cilit Gjykata e Fierit në mars të këtij viti i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”, kryer në bashkëpunim. Sipas hetimeve, M. P., në bashkëpunim me shtetasit A. M., E. N. dhe E. R., ka...