Burimi: 
								Top-Channel.tv
								
							
                                    Foto © Top-Channel.tv                                
                            Akuza e SPAK ndaj Bardh Spahisë, Berisha: Mbrojti institucionin, shpejt merrni vesh çfarë përfaqëson kryebashkiaku i Dobraçit.
                            Duke folur pikërisht nga Shkodra, ku mori pjesë në përkujtimin e 2 prillit, Berisha u shpreh se një dosje ekziston për kryebashkiakun socialist, Benet Beci. “Bardh Spahia na nderon dhe shpejt qytetarët e Shkodrës do marrin vesh se çfarë përfaqëson kryebashkiaku i Dobraçit. Bardh Spahia shkon në SPAK se ka zbatuar ligjin, ka mbrojtur kodin e një zyrtari i cili nuk mund të pranojë delikuente në administratë. Ai proces na bën nder të gjithëve ne”, tha Berisha. Sipas tij “Ka një dosje tmerrësisht të rëndë për Benet Becin që e mban peng Edi Rama, por ne jemi kundër politikës së pengjeve”. Top Channel