Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
36 qendra shëndetësore në vend, të hapura 24/7 gjatë gjithë verës
Gjatë gjithë sezonit veror, 36 qendra shëndetësore verore do të jenë në funksion të plotë 7 ditë të javës, për t’u shërbyer pushuesve vendas dhe të huaj në zonat turistike të Shqipërisë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu e cila vizitoi qendrën verore në Tale të Lezhës, që do të ofrojë shërbime nga 1 qershori deri më 30 shtator. “Mirëmëngjesi nga bregdeti i Tales në Lezhë aty ku doktoreshë Regisa dhe infermiere Nertila ofrojnë shërbim çdo ditë në Qendrën Shëndetësore Verore, duke u kujdesur për pushuesit vendas dhe të huaj që zgjedhin këtë plazh për të kaluar pushimet e tyre. Nga 1 Qershori deri më 30 Shtator, ato janë në dispozicion për çdo nevojë apo urgjencë shëndetësore, për të...