Draft-raportet nga Brukseli ekspozojnë ‘fasadën e Ramës’ ndaj integrimit

Draft-raportet nga Brukseli ekspozojnë ‘fasadën e Ramës’ ndaj integrimit

Përmes dy dokumenteve jozyrtare dërguar qeverisë shqiptare, Komisioni Evropian skanon një gjendje shqetësuese mbi sundimin e ligjit, funksionimin e institucioneve, luftën antikorrupsion dhe situatën e medias në Shqipëri në kohën kur janë hapur grup-kapitujt themelorë në negociatat për anëtarësim. Edhe pse janë ende dokumente pune jozyrtare, raportet shprehin shqetësim për një sulm të mundshëm të mazhorancës mbi institucionet e reja të drejtësisë, për moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese apo për shkeljen e parimeve të BE-së në negociimin e drejtpërdrejtë të tenderave publikë. Shqetësimet e Brukselit lexohen nga përfaqësues të opozitës dhe ekspertë të integrimit si një tërheqje vëmendjeje ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama dhe Kuvendit për një angazhim real ndaj procesit të integrimit. Kryetarja e Komisionit për Çështjet Evropianë në parlament, Jorida Tabaku,...