Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Balla në Strasburg: Zgjedhjet e 11 Majit për vëzhguesit ndërkombëtar u menaxhuan me profesionalizëm
Sot në Strasburg po mbahet takimi i 19-në i Komisionit Parlamentar të Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri. Ky takim dy ditor do të ketë në qendër të vëmendjes së diskutimeve integrimin e Shqipërisë në veçanti zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit. Ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla e nisi fjalën duke thënë se arritjet e qeverisë shqiptare tregojnë se vendi është i vendosur për një anëtarësim të plotë në BE brenda dekadës. Nga ana tjetër Balla e përqëndori fillimin e fjalës së tij edhe te opinioni i vëzhguesve ndërkombëtar të zgjedhjeve të 11 majit në Shqipëri, ku theksoi se sipas tyre ishin konkurruese dhe të menaxhuara me profesionalizëm. Balla nuk la pa përmendur dhe faktin që shqiptarët brenda vendit por edhe ata në diasporë janë të...