Gjermania “jo më Toka e Premtuar”! Një në katër emigrantë kërkon të largohet

Gjermania “jo më Toka e Premtuar”! Një në katër emigrantë kërkon të largohet

Një studim i ri ka evidentuar një fenomen befasues: Gjermania duket se nuk është më vendi i shume-lakmuar nga emigrantët, të cilët kanë nisur të largohen prej andej. Studimi hedh një vështrim mbi arsyet e një fakti të tillë, duke nisur nga joshja më e madhe ekonomike që përbëjnë vende të tjera e deri tek diskriminimi, të cilit i nënshtrohen të huajt. Ekonomia gjermane po dobësohet – megjithatë, punëtorët e kualifikuar janë të nevojshëm urgjentisht në shumë sektorë: në profesionet mjekësore, veçanërisht në infermieri, në IT, ndërtim dhe në zanate të kualifikuara. Gjithashtu, ka mungesë të edukatoreve të kopshteve, kuzhinierëve dhe njerëzve që mund të drejtojnë kamionë dhe autobusë, pra shoferëve profesionistë. Në fund të vitit 2024, kishte rreth 1.4 milion vende pune të paplotësuara...