Vijon rinumërimi për Tiranën, si lëvizën shifrat për partitë në 13 kuti votimi

Vijon rinumërimi për Tiranën, si lëvizën shifrat për partitë në 13 kuti votimi

Vijon pa problematika, procesi i rinumërimit të votave për qarkun e Tiranës. Siç raporton gazetari i Klan News, Enkel Xhangoli, deri më tani janë vlerësuar 13 kuti votimi. Rezultatet për këto të fundit, janë pasqyruar zyrtarisht nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. “Partisë Demokratike i janë shtuar katër vota, Koalicionit Euroatlantik i janë shtuar tre vota. Ndërkohë Partisë Socialiste i janë hequr 17 vota. Partisë Mundësia ka një votë plus, edhe PSD-së i është shtuar një votë”, bëri me dije gazetari. Për qarkun më të madh në vend, do të rihapen në total 1282 kuti votimi, për subjektet politike dhe kandidatët. Ndërkohë, Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar sot, 18 qershor, ankimimin e Partisë Demokratike për Lezhën. Procesi në kryeqytet pritet të zgjasë rreth 10 ditë....