Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Çfarë na tregon dasma e Alex Soros për rolin e SHBA-së së Trump në punët e Shqipërisë
Nga Ardit Rada/ Ky Rama është i çmendur apo si? Merr gruan e shkon në dasmën e armikut të Donald Trump në zemër të Amerikës? Po dosja Mcgonigal? Po urimi i thartë për zgjedhjet e 11 majit? Po aleatët e Berishës brenda kompanive të lobimit? Po i madhi Chris Lacivita? Ku shkuan gjithë këto gropa thithëse që do të merrnin me vete Edi Ramën dhe pushtetin e tij 12 vjeçar? Populli i djathtë (por edhe të tjerë në qendër apo të painteresuar) ka bërë të paktën njërën nga këto pyetje këto ditë teksa ka mësuar se çifti Rama do të merrte pjesë në dasmën e Alex Soros, pasardhësit të “kuçedrës” liberale Xhorxh. Jo vetëm kaq. Do të shtrëngonte duart me çiftin Klinton, me Kamala Harris,...