Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
VIDEO/ Mes raketave, nëna sjell në jetë trinjakë në një spital nëntokësor izraelit
Një grua ka lindur trinjakë të hënën në spitalin Rambam në Izrael, i cili ka zhvendosur disa operacione në ambiente nëntokësore pas sulmeve iraniane në qytetin Haifa, raportoi Reuters. “Momenti është sfidues. Të shohësh lindjen e trinjakëve gjatë kësaj periudhe tranzicioni, në kohë lufte, e bën edhe më të vështirë menaxhimin e rastit,” tha mjeku Yaniv Zipori. Raketat iraniane goditën Haifën, qyteti i tretë më i madh në Izrael dhe vendndodhja e Spitalit Rambam. Përfaqësues të spitalit thanë se rreth 600 pacientë po trajtoheshin në momentin kur lindën trinjakët. “Ajo solli në jetë tri vajza të vogla, të lindura para kohe. Ajo është e lumtur, vajzat janë fëmijët e saj të parë dhe është mirë, këtë mëngjes ishte në gjendje të mirë”, përfundoi doktori.