Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
23 skuadra hetimore në Europë dhe 1 në Amerikën Latine në terren, SPAK “u kall datën” të “paprekshmëve”,paralajmëron…
Rigels Seliman Toka po “lëkundet” nën këmbët e të korruptuarve, teksa Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka ndezur alarmin ndërkombëtar dhe ka hedhur në terren 23 skuadra hetimore në Europë dhe 1 në Amerikën Latine, në një operacion që po godet si asnjëherë më parë themelet e krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë. Në Forumin e Kryeprokurorëve në Tiranë, kreu i SPAK, Altin Dumani, lëshoi mesazhin më të ashpër ndonjëherë: “Koha e heshtjes mbaroi, të paprekshmit do të dalin para drejtësisë!”. Madje Dumani theksoi qartë se asnjë shtet nuk mund t’i mbijetojë vetëm kësaj lufte, pasi rrjetet kriminale nuk kanë më kufij, as flamur. Megjithatë hetimet nga Shqipëria po zgjaten si rrjeta merimange në gjithë Europën dhe më tej, duke ndjekur paratë e pista, trafikun,...