Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Kthim i sigurt”/ Konflikti i armatosur me Iranin, Izraeli fillon riatdhesimin e qytetarëve të bllokuar jashtë vendit
Izraeli filloi punën për riatdhesimin e qytetarëve të bllokuar jashtë vendit për shkak të konflikteve të të armatosura me Iranin. “Fluturimi i parë i Operacionit ‘Kthim i Sigurt’ u ul në Aeroportin Ben Gurion pak më parë“, tha aeroporti në një deklaratë, duke shtuar se fluturimi u operua nga linja ajrore kombëtare El Al dhe solli pasagjerë nga Larnaca, Qipro. Ministrja izraelite e Transportit Miri Regev, e cila inicioi operacionin, dhe zyrtarë të tjerë mirëpritën pasagjerët me mbërritjen e tyre. Izraeli po përgatit një transport ajror dhe një korridor detar për kthimin e qytetarëve të saj të bllokuar jashtë vendit pas sulmit të saj ndaj Iranit të premten dhe mbylljes së hapësirës së saj ajrore. “Midis 100 dhe 150 mijë izraelitë janë jashtë vendit”, tha...