Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Ministrja Koçiu: Spitali i ri i Kardiokirurgjisë drejt përfundimit, 1000 ndërhyrje në vit
Punimet në kantierin e spitalit të Kardiokirurgjisë dhe Kirurgjisë Vaskulare në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë janë drejt përfundimit. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu inspektoi dje nga afër godinën e këtij spitali, e shoqëruar edhe nga drejtuesja e QSUNT-së, Donjeta Bali dhe një grup mjekësh të njohur të kardiokirurgjisë. Sipas Koçiut, spitali i ri i Kardiokirugjisë do të ketë aparatura moderne dhe ekipe të specializuara për zemrën, enët e gjakut dhe reanimacionin. Koçiu tha se në këtë spital do të kryhen mbi “1000 ndërhyrje në vit, do të ketë 112 mjekë profesionistë të përkushtuar, si edhe shërbim të dedikuar për çdo urgjencë 24/7”. “Një tjetër hap i madh drejt një shëndetësie me standarde evropiane, më shumë cilësi, më shumë mundësi...