Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Nis çmontimi Uzinës së Bakrit në Rubik! Pajisjet dhe lënda e parë dalin në ankand, pasi godina i kaloi KAYO-s
FOTO ILUSTRUESE TIRANË- “Albbakër” sha ka shpallur një ankand publik për shitjen e makinerive, pajisjeve industriale dhe skrapit të hekurit që ndodhen në repartet e ish-Uzinës së Rafinimit të Bakrit në Rubik. Ankandi do të zhvillohet më 26 qershor 2025, ora 12:00, në ambientet e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit në Tiranë. Sipas njoftimit zyrtar në Buletinin e Agjencisë së Prokurimit Publik, objekti i shitjes përfshin një sasi të konsiderueshme pajisjesh industriale të instaluara në periudhën 1966–1980, të cilat kanë qëndruar të papërdorura që nga ndërprerja e aktivitetit në vitin 1999. Shitja bëhet “siç janë”, në gjendjen aktuale fizike dhe teknike, pa garanci për funksion apo rikuperim. Asetet janë të amortizuara rëndë për shkak të kushteve atmosferike dhe mungesës së mirëmbajtjes. Vlera fillestare e...