Kina e ashpër me Trumpin: Po i hedh benzinë ​​zjarrit, rrezik përshkallëzimi në Lindjen e Mesme

Kina e ashpër me Trumpin: Po i hedh benzinë ​​zjarrit, rrezik përshkallëzimi në Lindjen e Mesme

Kina ka akuzuar Donald Trump se “po i hedh benzinë ​​zjarrit”, duke iu referuar konfliktit midis Iranit dhe Izraelit. Ky reagim vjen pasi Trump paralajmëroi banorët e Teheranit që të “evakuohen menjëherë”, pas sulmeve ajrore izraelite ndaj objektivave iraniane. Izraeli nisi një ofensivë të papritur javën e kaluar, duke deklaruar se synon të pengojë Iranin nga sigurimi i armëve bërthamore, një pretendim që Teherani e mohon. Përshkallëzimi i papritur ka ngjallur frikën për një konflikt më të gjerë, ndërsa Trump i bën thirrje Iranit të rikthehet në tryezën e negociatave, pas ndërprerjes së bisedimeve për marrëveshjen bërthamore. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Guo Jiakun, komentoi deklaratat e Trump, duke theksuar se “nxitja e tensioneve, kërcënimet dhe presioni nuk do të ndihmojnë në uljen...