Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
12 ushtarë turq humbin jetën nga ekspozimi ndaj gazit metan në një shpellë në Irak
Ministria turke e Mbrojtjes njoftoi se dymbëdhjetë ushtarë kanë humbur jetën si pasojë e ekspozimit ndaj gazit metan gjatë një operacioni kërkimi në një shpellë në territorin irakian. Sipas njoftimit zyrtar, të paktën 19 pjesëtarë të forcave turke u ekspozuan ndaj gazit gjatë operacionit të kërkim-pastrimit të zhvilluar të dielën, dhe u transportuan menjëherë në spital për trajtim mjekësor. Ministria konfirmoi se deri të hënën, 12 prej tyre kishin ndërruar jetë. Ushtarët po kërkonin trupin e një kolegu të tyre, i cili kishte humbur jetën në një përplasje me armë në maj të vitit 2022. Megjithatë përpjekjet, autoritetet turke bëjnë...