Presidenti Begaj mirëpret në Tiranë Samitin e SEECP: Nxitja e stabilitetit dhe prosperitetit përmes bashkëpunimit rajonal dhe integrimit në BE

Presidenti Begaj mirëpret në Tiranë Samitin e SEECP: Nxitja e stabilitetit dhe prosperitetit përmes bashkëpunimit rajonal dhe integrimit në BE

Nën kryesimin e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, zhvillohet në Tiranë Samiti i SEECP-së me pjesëmarrjen e liderëve të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore. Presidenti Begaj mikëpriti Presidenten e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar; Presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatovic; Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani; Kryetaren e Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Željka Cvijanović; Presidenten e Maqedonisë, Gordana Siljanovska Davkova dhe Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev. Ky i fundit do të marrë kryesimin e radhës së SEECP-së për vitin e ardhshëm. Kreu i Shtetit u uroi, gjithashtu, mirëseardhjen në samit Kryeministrit të Serbisë, Đuro Macut, si dhe Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Moldavisë, Mihai Popşoi, Ministrit të Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan, Ministrit të Punëve të Jashtme të Rumanisë...