Nis nesër rinumërimi i votave për Tiranën, Fierin, Durrësin dhe Elbasanin, 21 mln lekë kosto

Nis nesër rinumërimi i votave për Tiranën, Fierin, Durrësin dhe Elbasanin, 21 mln lekë kosto

FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Procesi i rinumërimit të kutive të votimit do të nisë zyrtarisht nesër, më 17 qershor, duke përfshirë qarqet kryesore të vendit: Tiranë, Fier, Durrës dhe Elbasan. Konkretisht procesi i rinumërimit do të zhvillohet në stadiumin “Fahrie Hoti” dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në rrjetet sociale të KQZ-së, duke garantuar akses publik në çdo veprim që kryhet gjatë procesit.  Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, konfirmoi përmes një deklarate publike se ky është një nga operacionet më të rëndësishme zgjedhore pas përfundimit të procesit të votimit, i cili do të zhvillohet me standarde të larta profesionalizmi dhe transparence të plotë. Në total, do të hapen 2,323 qendra votimi, përfshirë edhe 85 kuti të votimit nga diaspora. Rinumërimi do të realizohet nga 24 grupe numërimi, të përbëra...