Kapetanović: Ballkani ka sot një shans t’u bërë pjesë e tregut BE

Kapetanović: Ballkani ka sot një shans t’u bërë pjesë e tregut BE

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), Amer Kapetanović, theksoi rëndësinë e momentit aktual për Ballkanin Perëndimor gjatë takimit vjetor të RCC-së të mbajtur sot në Tiranë. Në fjalën e tij para përfaqësuesve të vendeve të rajonit dhe partnerëve ndërkombëtarë, Kapetanović u shpreh se “Rajoni sot ka një dritare të ngushtë, por kuptimplotë, për të siguruar që Ballkani Perëndimor të bëhet pjesë funksionale e Tregut Unik të BE-së”. Ai theksoi se kjo mundësi kërkon përkushtim, shpejtësi dhe mbi të gjitha rezultate konkrete, duke vënë në dukje se më shumë se 80% e qytetarëve të rajonit mbështesin bashkëpunimin rajonal. “Kjo nuk është vetëm një statistikë, është një thirrje për veprim”, u shpreh Kapetanović, duke theksuar se puna e RCC-së duhet të mbetet e orientuar...