Burimi: 
								Top-Channel.tv
								
							
                                    Foto © Top-Channel.tv                                
                            200 mijë turistë në Dumre! Kodra, 82 liqenet dhe natyra tërheqin shumë vizitorë gjithë vitin
                            Rreth 200 mijë turistë vendas e te huaj vizitojnë çdo vit zonën e Dumresë. E konsideruar një Toskanë e vogël në qendër të Shqipërisë Belshi shënon kulmin e vizitorëve në pranverë e verë. Freskia e 82 liqeneve, kodrat e zbukuruara me ullishte e padyshim gatimet tradicionale e kanë shndërruar Dumrenë në destinacion fundjave. Fundjava e gjen Belshin te mbushur plot si një nga destinacionet me te bukura tashme. 5 vite më parë Belshi ndoshta ishte i vetmi qytet në vend që nuk ofronte asnjë njësi akomoduese dhe turizmi këtu ishte njëditor. Tashmë janë disa të tilla kryesisht nga banorë që po kthejnë shtëpitë e tyre në bujtina. Top Channel