119 ditë rezistencë popullore – Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Ju erdhi fundi

119 ditë rezistencë popullore – Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Ju erdhi fundi

Qytetarët po mblidhen sërish në sheshin ‘Skëndërbej’ në kryeqytet, për të shënuar ditën e 119-të me radhë të protestës kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Qëndresa e përditshme po vijon me intensitet të lartë, ndërsa revolta e qytetarëve është ushqyer së fundmi nga skandale të reja shtetërore që kanë përfshirë kabinetin qeveritar, si zbulimi i komunikimeve mes ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni dhe Ergys Agasit. Edhe sot, protestuesit pritet të marshojnë drejt godinës së Kryeministrisë, duke lëshuar thirrje të njëpasnjëshme për largimin e menjëhershëm të shefit të qeverisë. Përmes pankartave dhe fjalimeve në shesh, pjesëmarrësit gjatë 118 ditëve me radhë kanë denoncuar keqqeverisjen, aferat më të fundit që kanë dalë në dritë, si dhe rritjen e kostos së jetesës. Organizatorët dhe qytetarët e pranishëm theksuan...