Ushtri Islamike kundër Izraelit? Irani kërkon aleancë me Turqinë dhe Pakistanin

Ushtri Islamike kundër Izraelit? Irani kërkon aleancë me Turqinë dhe Pakistanin

Një zyrtar i lartë iranian ka bërë thirrje nga Teherani për formimin e një ushtrie islamike për të fituar luftën kundër Izraelit. Mohsen Rezaee, anëtar i Këshillit të Vlerësimit të Përshtatshmërisë dhe oficer i lartë ushtarak në Trupat e Gardës Revolucionare Islamike, u bëri thirrje Turqisë, Arabisë Saudite, Pakistanit dhe vendeve të tjera të bashkohen me Iranin në krijimin e kësaj ushtrie, në një kohë kur tensionet dhe sulmet vazhdojnë në rajonin e trazuar të Lindjes së Mesme. “Ne duam të formojmë një ushtri islamike me Turqinë, Arabinë Saudite, Pakistanin dhe disa vende të tjera. Aktualisht, disa besojnë se duhet të veprojmë më me energji, por pika e rëndësishme është se lufta duhet të menaxhohet dhe për fat të mirë, kjo luftë po menaxhohet tani”, tha...