Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Kapet me mbi 2 kg kokainë në valixhe, arrestohet një 22-vjeçare shqiptare në portin e Rodosit
Një e re shqiptare është arrestuar nga policia greke, pasi akuzohet për trafik të lëndëve narkotike. Mediat helene raportojne se bëhet fjalë për një 22-vjeçare, e cila është vënë në pranga në portin e Rodosit, menjëherë pasi mbërriti me traget nga Pireu, pasi është kapur me mbi 2.2 kilogramë kokainë të fshehur në valixhen e saj. E reja shqiptare nuk ka bërë rezistencë gjatë arrestimit, ndërsa policia po heton nëse pas saj fshihet ndonjë rrjetet i organizuar trafikantësh drogë. Gjatë kontrollit, përveç 2.248 gramëve kokainë, oficerët sekuestruan edhe një pistoletë 9 mm, 49 fishekë si dhe 1.300 euro para cash. Shqiptarja ndodhet aktualisht në paraburgim dhe pritet të dalë nesër në mëngjes para Prokurorisë së Rodosit, ku do t’i komunikohet zyrtarisht akuza për trafik të...